Turqia ka bombarduar disa objektiva të Shtetit Islamik në veri të Sirisë

Middle East Monitor: A do të ndërhyjë Turqia në rast të përshkallëzimit të dhunës në Bosnje e Hercegovinë

Autori i këtij teksti, Muhammed Hussein, ka shkruar me këtë rast  se, ndryshe nga vitet 1990, Turqia është shumë më e fortë dhe më e aftë për të ndërmarrë veprime pa lejen dhe mbështetjen e askujt, por gjithashtu nëse kjo ndodh, nuk është e qartë nëse ajo do të mbështeste ekskluzivisht boshnjakët myslimanë, ose do të ishte një forcë ndërmjetëse mes palëve në konflikt.

Husseini e sheh bazën e këtij mendimi në zhvillimin e politikës së jashtme turke në vitet e fundit, dhe shembuj të konflikteve në të cilat Ankaraja ka ndërhyrë ushtarakisht.

“Që nga ndërhyrja ushtarake në Siri dhe Libi dhe mbështetja për Azerbajxhanin në konfliktin e Nagorno-Karabakut, Ankaraja ka punuar për të krijuar politikën e saj të jashtme bindëse duke përdorur aftësitë e saj të reja ushtarake. Ajo ishte larg  asaj për të qenë një lojtar neutral. “Pyetja që lind është nëse politika ndërhyrëse turke do të shkelë së shpejti në tokën evropiane, të ashtuquajturin front perëndimor”, pyet Hussein.

 

Dy krerët turq mbështetën Bosnjën e Hercegovinën

Mundësia është shfaqur muajt e fundit në Ballkanin e trazuar, ku tensionet etnike dhe nacionaliste midis boshnjakëve dhe serbëve janë rritur, shtoi ai. Me një përkujtim të aktiviteteve të entitetit të Republikës  Serbe, që shkaktoi krizën aktuale dhe bllokadën shtetërore, Hussein shkruan se tensionet nuk kanë mbaruar dhe se nëse ato përshkallëzohen, siç ndodhi në vitin 1992, ai pyet në mënyrë legjitime se çfarë roli do të luante Turqia në situatën e tillë?

“Turqia që shohim sot nuk është e njëjta Turqi e viteve 1990, kur qeveria ishte laike dhe vendi ishte gjeo-politikisht shumë më i dobët se tani”, shkruan autori. “Qëndrimi laik i imponuar në atë kohë nënkuptonte se Turqia, si pjesa më e madhe e klasës së saj politike, nuk ndante hapur lidhjet fetare me myslimanët boshnjakë siç bënte pjesa më e madhe e popullsisë turke,” shtoi ai.

Autori kujton pozicionin e Turqisë gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990. Ai thekson se “nuk mund të thuhet se nuk ka pasur simpati apo mbështetje nga Ankaraja ndaj Bosnjës

Të dy udhëheqësit turq shprehën mbështetje për Bosnjën  gjatë luftës – Turgut Ozal u kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar të ndërhynin në Bosnje dhe loboi në Kombet e Bashkuara për të ndaluar agresionin serb Madje ai kërcënoi se do të pengonte koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të, të cilët luftuan në Luftën e Gjirit, të përdorë bazën ajrore të Inxhirlikut, nëse nuk ndërmerren veprime në Bosnje e Hercegovinë, shkruan ai.

Pasardhësi i tij, kryeministri i atëhershëm Sulejman Demirel, bëri gjithashtu thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare. “Ajo që u bë për të ndaluar pushtimin në Kuvajt, duhet bërë tani në Bosnje citohet të ketë thënë Demirel, duke përmendur pjesëmarrjen e ushtarëve dhe avionëve turq në një aksion të tillë.

 

“Ndërhyrje për të parandaluar një tjetër gjenocid”

Por Ankarasë në atë kohë i mungonte ai element fetar dhe afiniteti që do të kishte pasur një ndikim më të madh, kështu që Bosnja  iu drejtua vendeve të tjera ku identitetet islame ishin më të theksuara, si Irani dhe Pakistani, të cilat i dërgonin armë.

Sot, Turqia, shkruan autori, është krejtësisht ndryshe dhe shumë më krenare për identitetin dhe historinë e saj islame, ndërsa veprimet në Siri dhe Libi konfirmojnë se ajo nuk ka nevojë për mbështetjen amerikane apo të NATO-s për të arritur qëllimet e saj të politikës së jashtme.

“Kjo është arsyeja pse Turqia mund të ndërhyjë këtë herë, nëse konflikti në Bonje e Hercegovinë  përshkallëzohet,” tha autori. Ankaraja tashmë ka baza ushtarake në Bosnje e Hercegovinë dhe është në një situatë më të fortë se sa ishte në Siri,  apo në Libi.

Megjithatë, nuk dihet nëse kjo ndërhyrje eventuale do të kishte për qëllim drejtpërdrejt mbështetjen e boshnjakëve, apo një rol ndërmjetësues mes palëve kundërshtare. “E vetmja gjë që mund të jetë pengesë për Turqinë është Rusia, e cila ka qëndruar në krah të serbëve për një kohë të gjatë dhe për të cilën Milorad Dodik pretendon se do të mbrojë interesat e tyre”, pohon autori. “Ndërsa situata në Bosnje  mund të qetësohet me ndërmjetësimin turk, situata e favorshme për një konflikt të ri është ende e pranishme. Nëse kjo ndodh, këtë herë Turqia mund të ndërhyjë ushtarakisht për të parandaluar një tjetër gjenocid boshnjak, dhe tani ajo është e aftë për të bërë këtë.  (Al-Xhazira – RKL  3. 2. 2022)

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Sefaj

 Ilir Sefaj: Lufta si opsion!

Duhet të jesh më shumë se i krisur ta besosh se një ish-ministër i kasapit …