U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Smirë e Goshicë

Në fshatrat Smirë dhe Goshicë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave. Në Smirë kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Tajar Hyseni dhe janë përzgjedhur edhe 10 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 72 banorë me të drejtë vote. Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur edhe në  Goshicë,  ku morën pjesë 52 banorë me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të këtij fshati u rizgjodh Muhabi Zejnullahu, ndërsa këshilli i këtij fshati do të  ketë 11 anëtarë. Bëhet me dije se procesi i votimit në këto dy lokalitete është zhvilluar me votim të hapur. Ndërsa për të premtën do të mbahen zgjedhjet në fshatrat Buzovik prej orës 18:00 dhe Shushtë prej orës 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …