Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës mbahet me 3 korrik

PDK publikon një demant ndaj TV-së quajtur t7, mbështetëse mediale e krerëve të PDK-së

PDK-ja ka demantuar  kronikën e  T7, të emituar më 21.2.2019, lidhur me procesin e brendshëm zgjedhor, në nëndegën Dobratin, dega e Besianës. Më 4 shkurt 2019, në Dobratin e as në ndonjë nëndegë tjetër, gjatë zhvillimit të procesit të brendshëm zgjedhor, nuk ka pasur asnjë konflikt, as kacafytje. Procesi zgjedhor është duke ecur në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë e dëshmojnë pjesëmarrja masive e cilësore e paparë ndonjë herë në praktikën tonë politike. Për hir të informimit objektiv të qytetarëve, në veçanti të anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarët e Komisionit për zgjedhje të brendshme, demantojmë fuqishëm spekulimet e thëna dhe të emetuara në kronikë, nga burimet e T7. Ecuria e procesit të brendshëm zgjedhor, deri më tani, i zhvilluar në mbi 500 nëndegë, është zhvilluar në përputhje të plotë me dokumentet dhe rregulloret për procesin e brendshëm zgjedhor, në pajtim të plotë me demokracinë e brendshme dhe traditën më të mirë politike në Republikën e Kosovës.

Komisioni për zgjedhje të brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …