leoni

URA E BALINCËS PËRFUNDON NË FUND TË NËNTORIT

I pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka inspektuar punimet në urën e Balincës, në autostradën Prishtinë-Pejë, për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në këtë segment rrugor, si dhe për të verifikuar nëse gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë. Lekaj ka dëgjuar nga banorët e Balincës të gjitha preokupimet që ata i kanë lidhur me këtë projekt, duke i siguruar ata se gjithçka do të bëhet sipas standardeve dhe projektit të paraparë. Gjatë kësaj vizite, Lekaj ka kërkuar nga kompania kontraktuese e cila ka përsipër ndërtimin e kësaj ure, të punojnë në mënyrë korrekte dhe në bazë të specifikacioneve të parapara me kontratë. Pritet që këto punime të përfundojnë në fund të nëntorit dhe ky segment të jetë i gatshëm për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …