Urim i Kryetarit Suma me rastin e festës së Kurban Bajramit

Urim i Kryetarit Suma me rastin e festës së Kurban Bajramit

Të nderuar besimtarë

Në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë besimtarët, miqtë dhe dashamirët me rastin e festës së Kurban Bajramit, me dëshirën më të sinqertë që në këtë ditë feste të shënuar, të lusim Zotin të shtoj paqen, lumturinë, dashurin dhe respektin për njëri-tjetrin në familjet dhe shoqërinë e juaj. Festa e Kurban Bajramit është festë e sakrificës, solidaritetit, ditë e paqes dhe dashurisë, respektit ndaj së vërtetës, ndaj drejtësisë dhe ndaj çdo gjëje që është e mirë dhe njerëzore. Të nderuar besimtarë, po jetojmë në një kohë të sfidës më të madhe shëndetësore nëpër të cilën po kalon njerëzimi, Pandeminë e Korona Virusit. Të urojmë që edhe këtë sfidë ta kalojmë së bashku, të respektojmë vendimet e Bashkësisë Islame të Kosovës. Qeverisë së Kosovës dhe Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik.

Ju urojë paqe, mirësi dhe begati në familjet e juaja

Kryetari i Komunës

Rufki Suma

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Në vitet në vijim do të jemi të përkushtuar për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë mbajtjes së dëgjimeve buxhetore në fshatra, deklaroi …