Urimi i kryetarit Svarqa për Pashkë

Kryetari i komunës së Ferizajt, z.Muharrem Svarqa ju uron të gjithë besimtarëve katolikë, festën e madhe të Pashkëve, e cila përkon me fillimin e pranverës, me fillimin e ringjalljes, të jetës së re dhe të shpresës. Le të jetë edhe kjo festë moment bashkimi rreth tryezës së dashurisë, respektit, vëllazërisë e miqësisë.

Çdo festë fetare në mjedisin tonë, duhet të jetë edhe një gur në kalanë e bashkëjetesës së harmonishme të komuniteteve fetare, një mundësi më shumë për të forcuar lidhjet midis nesh dhe për t’i qëndruar më pranë njëri-tjetrit. Përparimi i qytetërimit mund të ndërtohet vetëm mbi barazinë, nderimin e thellë dhe dashurinë për njeriun, pavarësisht dallimeve të çfarëdo lloji.

Edhe Pashkët e sivjetme le të na bashkojnë rreth qëllimeve të mira, synimeve për përparim, drejtësi e humanizëm. Atmosfera festive e Pashkës të jetë sa më shumë e pranishme në zemrat e besimtarëve dhe të jetë frymëzim për ndjenja të këndshme e sa më shumë vepra të mira. Gëzuar!

Muharrem Svarqa

Kryetar i Komunës së Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …