Vazhdon bashkëpunimi i Malishevës me JICA-në në fushën e menaxhimit të mbeturinave

Në kuadër të implementimit të projekteve në fushën e menaxhimin të mbeturinave, në territorin e Komunës së Malishevës, sot është zhvilluar takimi i radhës, në mes të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Në këtë takim me zyrtarët e JICA-së, ishin drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku dhe koordinatori i projektit për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave drejtë një shoqëri të shëndoshë, faza e dytë, Naser Morina. Në këtë takim pune, u diskutua për ecurinë e pilot projekteve që janë duke u zbatuar në Komunën e Malishevës, për planifikimin e projekteve në vazhdim dhe hartimin e master planit për menaxhimin e  mbeturinave. Zyrtarët e JICA-së janë ndarë të kënaqur me punën dhe bashkëpunimin me zyrtarët komunal në Malishevë, për rëndësinë e projektit dhe zbatimin e tij në praktikë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural …