leoni

Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Skenderaj

Komuna e Skenderajt nëpërmjet Drejtorisë së Inspektoratit, ka vazhduar me aksionin e lirimit të hapësirave publike në qytet. Me këtë rast janë rrënuar rreth 25 garazhe në hapësirën afër Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, 5 të tilla afër banesave sociale, për të vazhduar më pas edhe 10 të tjera në afërsi të Gjimnazit “Hamëz Jashari”. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një postim në llogarinë e tij rreth aksionit të inspektorëve, ka shkruar: “Veprimet e radhës të Komunës, gjegjësisht Drejtorisë së Inspektoratit, që synojnë kthimin në normalitet dhe lirimin e hapësirave publike të cilat për vite më radhë janë shfrytëzuar shkel e shko. Aksioni, që s’është fushatë e drejtuar nga askush, por punë e përditshme, për të mbrojtur hapësirat publike që zaptohen padrejtësisht, është zhvilluar tek pjesa afër Çerdhes “Nëna Zahide”, në një hapësirë që kanë qenë të ndërtuara rreth 25 garazhe, 5 të tilla tek banesat sociale, për të vazhduar më pas edhe 10 të tjera në afërsi të Gjimnazit “Hamëz Jashari”. Kësisoj, askujt nuk do t’i mohohet e drejta e garantuar që të shfrytëzojë apo vendosë objekte në hapësirat publike, por vetëm duke iu nënshtruar procedurave dhe rregullave që janë përcaktuar me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …