Vazhduan takimet Publike me grupin e Grave, Rininë, Bizneset dhe OJQ-të

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, vazhdon takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimi publik u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, me grupin e Grave, Rininë, Bizneset dhe OJQ-të, më 12.6.2023. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces, planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat u paraqitën ishin: Ndërtimi i rrugëve, kubëzimi i rrugëve, ndriçimi publik, kanalizimi, subvencione etj.

May be an image of studying, lighting and office

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …