leoni

Vëllezërit Gashi nga Tërnaci i Skenderajt e bëjnë me shtëpi të re familjen Asllani nga Abria

Familjes 7 anëtarëshe të Skender Asllanit nga Abria e Skenderajt i janë dorëzuar çelësat e shtëpisë së re. Ndërtimi i kësaj shtëpie është bërë me finacim të vëllezërve Gashi nga Tërnaci që jetojnë dhe punojnë në Gjermani si pronarë të biznesti të suksesshëm. Në ceremoninë e dorëzimi të çelësave të shtëpisë së re të familjes Asllani përveç donatorëve kanë marrë pjesë edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës Bekim Haxhiu dhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt Enver Gashi. Gashi, në emër të Komunës së Skenderajt i ka falënderuar donatorët humanë, duke theksuar se ndihma që ata po japin është shumë e rëndësishme për përmirësimin e jetës se qytetarëve nevojtarë të Skenderajt. Komuna e Skenderajt, në shenjë falënderimi u ka ndarë mirënjohje donatorëve, vëllezërit Gashi, si dhe biznismenit nga Skenderaj Haki Sejdiu. Vëllezërit Gashi për familjen Asllani kanë siguruar ndërtimin dhe meremetimin e tërsishëm të shtëpisë bashkë me mobiljet, ndërsa Haki Sejdiu ka siguruar tepihët dhe perdet e saj. Familja e Skender Asllanit ka shprehur falenderimin për donatorët bamirës dhe gëzimin për shtëpinë e re, të cilës më së shumti i janë gëzuar fëmijët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …