17-vite nga masakra e familjes Gërxhaliu në Studime

18-vite nga masakra e familjes Gërxhaliu në Studime

Sot bëhen 18-vite nga masakra në familjen Gërxhaliu në fshatin Studime të Vushtrrisë. Forcat ushtarake dhe policore serbe vranë 12 anëtarë të familjes së Selatin Gërxhaliut, duke mos kursyer persona nga 85 vjeç deri në 5 vjeç. Sipas dëshmitarëve, policët serbë kishin zënë peng Xhemajl, Selatin dhe Shaban Gërxhaliun, të cilët i detyruan të qëndrojnë në një dhomë. Para syve të tyre, paramilitarët serbë do të ekzekutonin barbarisht familjarët e tyre. Pas kësaj ploje, kriminelët serbë i kishin larguar tri pengjet rreth 500 metra larg shtëpisë së tyre, përkatësisht te vendi i quajtur ‘Hambari i Gumnishtës’, me ç’rast i kishin ekzekutuar edhe ata. 12 të vrarët e familjes Gërxhaliu janë:  Sala Gërxhaliu (85 vjeç),  Xhemajl Gërxhaliu (63 vjeç), Selatin Gërxhliu (50 vjeç), Fexhrije Gërxhaliu (40 vjeç),  Sofie Gërxhaliu (30 vjeç), Shaban Gërxhaliu (16 vjeç), Muharrem Gërxhaliu (13 vjeç),  Mexhid Gërxhaliu (12 vjeç), Avdurrahman Gërxhaliu (9 vjeç),  Safer Gërxhaliu (6 vjeç) dhe Sabahudin Gërxhaliu (5 vjeç).

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …