Vendosen shenja te komunikacionit dhe ndriçim publik në vendbanime e Shtimes

Ditë më parë, Drejtoria për Shërbime Publike e komunës së Shtimes, e udhëhequr nga drejtoresha Ardianta Rama – Gashi, përmes kontratës kornizë që ka me NTP “Ardhmëria” nga Shtimja, ka realizuar projektin në disa vendbanime të komunës së Shtimes duke sinjalizuar rrugët me tabela të ndryshme të komunikacionit. Me këtë rast, janë vendosur në rrugë të ndryshme shtatë pasqyre, 22 tabela për të pasur kujdes vozitësit në afërsi të shkollave, 14 tabela për ndalim të kamionëve mbi 7 tonë, 10 tabela me emërtim të vendbanimeve, 6 tabela për kufizim të shpejtësisë dhe një tabelë për vendndalje të autobusit, bënë të ditur drejtoresha Rama-Gashi. Ajo njëherit apelon tek të gjithë qytetarët që të përkujdesen për ruajtjen dhe mosdëmtimin e shenjave të komunikacionit, meqë rrezikohet jeta e fëmijëve dhe qytetarëve tanë në përgjithësi.

Po ashtu, gjatë kësaj jave është realizuar edhe projekti i iniciuar kohë më parë në mbledhjet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vendosjen e ndriçimit publik në rrethrrotullimin tek fshati Davidovc dhe në dalje të Shtimes, tek Parku Teknologjik në drejtim të Ferizajt. Në këto dy rrethrrotullime nga NNP “Toni” janë vendosur shtyllat metalike përmes të cilave bëhet ndriçimi publik dhe kjo sipas drejtoreshës së Shërbimeve Publike, znj. Ardiana Rama-Gashi do të ndikon pozitivisht në zvogëlimin e aksidenteve në komunikacion që më parë ka pasur në këto dy vende.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …