Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Albulena Haxhiu padit portalet “lidere” të gënjeshtrave, “Indeksonline dhe Gazeta Ekspress”, kërkon dëmshpërblim 1.5 milionë euro

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar përmes një postimi në Internet se ka ngritur  padi për dy portalet lidere të gënjeshtrave, Indeksonline dhe Gazeta Ekspress, të cilat e kanë përbaltur atë dhe familjen e saj. Ajo ka thënë se kërkon 1.5 milion euro dëmshpërblim dhe për këtë çështje  kërkon seriozitetin e drejtësisë në trajtimin e lëndëve, njofton Klan Kosova. Më 14 mars kam deponuar dy padi. Njëra për shkak të dy shpifjeve të njëpasnjëshme nga portali Indeksonline dhe tjetra për shkak të shpifjeve nga gazeta express.  Asnjëherë nuk e kam menduar që do të merrem ndonjëherë me padi ndaj medieve, por fushata përbaltëse e tyre ka kaluar çdo kufi! Ajo nuk ka qenë as gazetari por thjesht luftë e egër dhe me qëllim të denigrimit të personalitetit tim. Në mënyrë që ajo që kam përjetuar unë mos t’i ndodh askujt tjetër, kam qenë e obliguar të mos ndalem vetëm me demantime. Duke e ditur rëndësinë që kanë këto padi për mua, familjen time dhe opinionin e gjerë, shpresoj që institucionet e drejtësisë do t’i trajtojnë me seriozitet, efikasitet dhe profesionalizëm. Deri sa e vërteta të shkoj në vend, unë nuk do të jap asnjë prononcim për këto dy portale, për asnjë çështje!

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …