Aida Dërguti

Aida Dërguti: Kodet ndërkombëtare duhet të caktohen nga ITU direkt në Republikën e Kosovës dhe jo përmes Serbisë

Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Aida Dërguti i është adresuar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (ITU), në lidhje me kodin e ri telefonik që pritet t’i ndahet Kosovës. Ajo i ka kërkuar  ITU-së që të jetë e kujdesshme në dhënien e kodit telefonik për Kosovën, duke mos e bërë atë përmes ndarjes frekuencore për vendin tonë nga Republika e Serbisë. Deputetja, Dërguti në letrën e saj ndërlidh faktin se Serbia është përgatitur për këtë skenar, dhe kjo nuk duhet të lejohet nga ITU. “Serbia përdorë një autoritet të tillë për të diktuar politikën e telekomunikacionit, funksionet rregullative dhe operacionale në sektorin e telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, të tilla si licencimi, kodet, interkoneksionet, tarifat, etj Kjo është një tjetër arsye pse kodet ndërkombëtare duhet të caktohen nga ITU direkt në Republikën e Kosovës dhe jo të Serbisë”, thuhet ndër të tjera në letrën që Dërguti ka dërguar në adresë të Sekretarit të Përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj godet ashpër Glauk Konjufcën për paraqitjen në OKB: Kosova e poshtëruar, marre!

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së Glauk Konjufcës në Këshillin e Sigurimit të …