Vendosen udhëtreguesit në disa rrugë të qytetit të Ferizajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, këto ditë ka bërë vendosjen e sinjalistikës vertikale rrugore, diktuar nga ndryshimet e zhvillimi infrastrukturor i kryer në zonën urbane. Udhëtreguesit u vendosën në afërsi të nënkalimeve tek Plus Center dhe ai i Varoshit, po kështu edhe në rrethrrotullimin në rrugën “Brahim Ademi”.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka ndërmarr së fundmi një aksion për kompletimin e zonave të mbetura me sinjalistikë rrugore në zonën urbane, dhe ripërtrirjen e atyre ekzistuese në dobi të sigurisë në trafik dhe lehtësisë së orientimit për qarkullimin rrugor.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksident

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të …