MI LOGO

VESELI DHE QUPEVA, PËRFAQËSUES NË BERLIN

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën (27.01.2019), ka autorizuar përfaqësuesit e MIT që të jenë pjesë e negociatave për marrëveshjen e mundshme për hekurudhat me Serbinë. Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, janë dy zyrtarët e ministrisë, kompetent mbi hekurudhat, të ngarkuar me marrëveshje ndërkombëtare edhe në të kaluarën. Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …