Vetëdijësim përmes gjobës

100 euro gjobë për personin që ka djegur mbeturina në natyrë duke ndotur kështu mjedisin tonë të përbashkët.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka apeluar qytetarët për të denoncuar rastet e tilla.

“Të dashur qytetarë, ju lutëm mos hedhni mbeturina jashtë vendeve të caktuara, mbroni mjedisin dhe shëndetin tonë duke lajmëruar tek organet kompetente komunale personat që hedhin apo djegin mbeturina”, tha Jashari.

Tutje kryetari Jashari tha se është obligim i yni qytetar që të mbrojmë mjedisin dhe të mbajmë komunën tonë të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu betohet si Kryetar i Komunës së Ferizajt për katër vitet e ardhshme

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka mbajtur seancën inauguruese për mandatin e ri katërvjeçar. Në këtë …