Vitia pa të infektuar brenda 24 orëve të fundit

Në Komunën e Vitisë gjatë 24 orëve të fundit, për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë të infektuar me Covid-19. Për më tepër, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Vitia ka pasur 8 pacientë që janë shpallur të shëruar. Kryetari Sokol Haliti ka uruar që ky trend pozitiv të vazhdojë dhe shpejt Vitia të mos ketë fare regjistër të tillë. Sidoqoftë, ai ka thënë se Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe mekanizmat tjerë relevantë do ta vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’u përballur me çfarëdo situate. Ndryshe, shkollat kanë vazhduar punën, duke respektuar masat mbrojtëse. Kurse, Policia e Kosovës po e mbikëqyr zbatimin e masave kundër Pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Prodhuesit e verës janë duke i kontribuuar rritjes së prodhimit dhe eksporteve në nivel vendi

Sipërmarrësit rahovecas, posaçërisht prodhuesit e verës, janë duke i kontribuuar rritjes së prodhimit dhe eksporteve …