Vizitë e veçantë nga Erasmus+Youth, në Qendrën Rinore në Deçan

Delegacioni Erasmus+Youth, në kuadër të projektit Y-WISE (Youth Work Improves Society Engagement), me përfaqësues nga 12 shtete të ndryshme: Austria, Kosova, Armenia, Turqia, Kroacia, Italia, Jordania, Lituania, Palestina, Polonia dhe Tunizia ishte në vizitë në qytetin e Deçanit ku u mirëpritën në Qendrën Rinore “Fetnete Ramosaj”.

Gjatë kësaj vizite, mysafirët u njohën më afër me të rinjtë e Deçanit, duke ndarë bashkë biseda frymëzuese rreth jetës rinore, aktiviteteve lokale, sfidave dhe planeve të tyre.

Ky takim ishte një mundësi e vlefshme për shkëmbim kulturor, ndarje përvojash dhe ndërtim urash të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …