Vrapuesi profesionist nga Rahoveci, Erzen Zyberaj, ka zënë vendin e dytë në garën 59 kilometra në Bursa të Turqisë

Vrapuesi profesionist nga Rahoveci, Erzen Zyberaj, ka shkëlqyer edhe një herë, duke zënë vendin e dytë në garën 59 kilometra të gjatë që është organizuar të shtunën në Bursa të Turqisë. Ai është kthyer në Kosovë me medaljen e argjendtë, duke i sjell vendlindjes së tij edhe një sukses të ri. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me këtë rast ka thënë se, sportistët me potencial si Erzeni do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe të gjithë Komunës së Rahovecit. Atletin e shkëlqyer, Erzenin, e përgëzoj për çmimin e fituar dhe i uroj suksese edhe në të ardhmen! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …