MIT KS
Fillimi / Institucionet / ZERO DEPONI ILEGALE NË KOMUNËN E JUNIKUT SIPAS RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË DEPONIVE ILEGALE REALIZUAR NGA GIZ

ZERO DEPONI ILEGALE NË KOMUNËN E JUNIKUT SIPAS RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË DEPONIVE ILEGALE REALIZUAR NGA GIZ

Raporti i vlerësimit të deponive ilegale realizuar nga GIZ-i ka identifikuar zero deponi ilegale në komunën e Junikut. Ekipi vlerësues nga monitorimi në terren nga 11 deponit ilegale të identifikuara në vitin 2019, këtë vit ka identifikuar zero deponi ilegale në Komunën e Junikut. Progresi që komuna e Junikut ka bërë në ofrimin e një mjedisi të pastër është si rezultat i përgjegjësisë qytetar dhe politikave lokale në mbrojtje të mjedisit, ku komuna e Junikut për të iu ofruar qytetarëve dhe akterëve mbështetës mundësin e harmonizimit në mbrojtje të ambientit me vendim komunal ka caktuar lokacionin e sinjalizuar për mbetje të ngurta(inerte), gjithashtu ka shtrirë mbulueshmërin e kamerave të sigurisë në tërë territorin e komunës si masë mbrojtëse të mjedisit. Komuna e Junikut falënderon qytetarët, njëherit i lut për kujdes ndaj mjedisit në mënyrë që fëmijëve tanë tu ofrojmë mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, gjithashtu falënderon kompaninë e pastrimit, punëtorët komunal dhe të gjithë akterët që po i kontribuojnë kauzës për Junikun e pastër dhe ekologjik.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazh falënderimi i kryetarit Haliti për diasporën

Mesazh falënderimi i kryetarit Haliti për diasporën “Të nderuar mërgimtarë! Në këtë periudhë jo të ...