Zëvendësministrja Bakija-Deva takoi dramaturgun kroat, Miro Gavran

Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva ka takuar dramaturgun kroat me famë botërore Miro Gavran me bashkëshorten e tij Mladena dhe regjisoren Marigona Bekteshi-Ferati. Ne këtë takim të ngrohtë e miqësor, zëvendësministrja i shprehu mirëseardhje dhe gatishmërinë e MKRS-se për të përkrahur autorin dhe regjisoren në bashkëpunimet e tyre në të ardhmen. Ndër të tjera, në takim u diskutua për shfaqjen “Si ta vrasim presidentin” e cila vjen premierë në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. “Ne si ministri jemi të gatshëm që të ndërmarrim hapa konkret që të përkrahim aktivitetet të cilat sjellin tek qytetarët tanë autorë e regjisorë të njohur”, tha ndër të tjera zëvendësministrja. Ndërkaq, autori kroat dhe bashkëshortja e tij, u shprehën se ndjehen të kënaqur që ndodhen në Kosovë dhe se e vlerësojnë përkrahjen e vazhdueshme te Institucioneve tona. Gavran është autor i njohur i cili prinë në listën e autorëve më të përkthyer kroat, tekstet e të cilit kanë depërtuar në rreth 40 gjuhë të botës, ndërsa vetëm në premiera të shfaqjeve kanë arritur një numër me rreth tre milionë shikues.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …