Zëvendësministrja Bakija-Deva takoi një delegacion nga Gjeneva

Zëvendësministrja Burbuqe Bakija – Deva, ka pritur në takim Kryetarin e Parlamentit të Republikës dhe kantonit të Gjenevës Eric Leyvraz dhe Tahir Shabani – President i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.

Takimi, i cili ka qenë pjesë e vazhdimësisë së takimeve të mëhershme, si fokus kryesor të diskutimit ka pasur bashkëpunimin e vendit tonë dhe Gjenevës në kuadër të Diplomacisë kulturore me mundësin e rritjes së kapaciteteve kulturore, sociale dhe shkëmbimeve universitare.

Palët u pajtuan që zëvendësministrja të vizitojë zyrtarisht Gjenevën për t’i parë nga afër aktivitetet dhe organizimin që realizohet në qytetin e njohur zviceran dhe për t’u takuar me autoritet përkatëse për konkretizim të realizmit të projekteve dhe aktiviteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …