Komuna e Rahovecit njofton të gjithë qytetarët se për shkak të fluksit të madh të aplikuesve, zgjatet procesi i aplikimit edhe nesër më datë 15 janar. Të gjithë qytetarët e prekur ftohen që të paraqesin kërkesën e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim: Kërkesa (merret dhe plotësohet në administratën komunale); Kopje e letërnjoftimit; Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit); Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve (të jenë të printuara me ngjyrë); Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë (nëse ka). Afati për aplikim: Afati për dorëzimin e kërkesave është deri më 15 janar 2026. Vendndodhja për dorëzim: Kërkesat dorëzohen personalisht në Administratën e Komunës, te sportelet me numër 6, 7 dhe 8, në Komunën e Rahovecit. Për informata shtesë, qytetarët mund të drejtohen në zyrën e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim!