Zogaj-Gashi: Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirja kusht për zhvillim të qëndrueshëm

Rritja e qëndrueshme ekonomike mund të sigurohet vetëm me arsim cilësor, kapital njerëzor profesional, shtet ligjor, menaxhim efikas të financave publike, treg të hapur dhe disponueshmëri të infrastrukturës, ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi.

Këto komente ajo i bëri në Konferencën “Perspektiva Ekonomike e Kosovës- Sfidat dhe Mundësitë”, që u organizua nga Këshilli për Zhvillim dhe Udhëheqje me parterë dhe me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë konferencës përveç Zëvendësministres Zogaj-Gashi ishin edhe, Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, Drejtoresha Ekzekutive e LGC-së, Laura Kryeziu, Ruairi  O’Connell Ambasador i Britanisë në Prishtinë, Gazmend Abrashi- Ndërmarrës dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile.

“Ekonomia në Kosovë pavarësisht nga fakti se ka shënuar një rritje modeste të GDP, kjo rritje nuk ka krijuar vende të mjaftueshme të punës, niveli i papunësisë (35.3), përqindja e popullsisë që jetojnë në varfëri është 29.9%,  bilanci tregtar negativ (raporti në mes të eksporteve dhe importeve 12% dhe 46.5%), arsimi joadekuat i fuqisë punëtore si dhe tregues tjerë të cilët flasin  se Kosova ende  qëndron mbrapa mesatares se vendeve të Evropës Juglindore, përballet me shumë sfida për të arritur dinamikat e nevojshme të zhvillimit ekonomik”, tha ajo.

Më tej, Zogaj-Gashi duke u ndalë te përfshirjen gjinore, tha se sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2014, nga shkalla e papunësisë në vend, niveli më i lartë është për femra me (41.6 %) që është më i lartë se vendet e rajoni dhe shtetet e BE-së.

Sipas saj, me qëllim të adresimit të këtyre sfidave, Qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë disa masa dhe është e fokusuar në implementimin e rekomandimeve specifike, nisjen e reformave me qellim të përmirësimit të mjedisit të biznesit, zhvillimit të NVM, për një  zhvillim të qëndrueshëm dhe më afatgjatë.

Zëvendësministrja Zogaj-Gashi me këtë rast ka vënë në pah përkushtimin e MZHE-së për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes nismave konkrete, duke nisur nga fusha e energjisë, teknologjisë informative, Eficiencës së Energjisë, Burimeve të Ripërtërishme, minierave dhe përmirësimin e qeverisjes korporatave.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …