Zv. Kryetari Aliu priti një delegacion nga Turqia, u bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim një delegacion nga Turqia, konkretisht nga Oda Ekonomike e qytetit Turgutllu të Turqisë të kryesues nga  Faruk Aydin, kryetar i bordit të DHTI-së. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Rexhep Gynduz, kryetar i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, si nismëtar i këtij bashkëpunimi. Me këtë rast në këtë takim është bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit në interes të dy komuniteteve. Zëvendëskryetari Aliu i falënderoj ata për vizitën duke i njoftuar ata me gjendjen e gjithëmbarshme në këtë komunë dhe mundësive të mira për investime. Aliu fillimisht ka njoftuar për historikun e shkurtër të komunës së Vitisë, numrin e popullsisë dhe resurset që posedon kjo komunë. “Ne si komunë jemi të njohur në Bujqësi e Blegtori dhe kemi një mërgatë që është shumë aktive dhe ndihmon shumë në zhvillimin e ekonomisë. Ai shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit, ndërkohë njoftoi edhe me përfaqësuesit e disa bizneseve shumë të suksesshme të komunës së Vitisë. Ndërkaq z. Aydin, bëri të ditur se përfaqësojnë komunitetin e biznesit të qytetit Tutrgutllu dhe u shpreh i kënaqur me atë që ka parë gjatë vizitës në disa kompani kosovare dhe teknologjinë që e përdorin ato. “Po shihet që këtu ka shpresë për një zhvillim të suksesshëm të ekonomisë në Kosovë, dhe shpresoj shumë që Kosova do të avancoj edhe më shumë me produktet e saja në tregun e BE-së. Në kuadër të Odës Ekonomike të Turgutllus, veprojnë mbi 3 mijë biznese dhe atje çdo kompani është e obliguar të jetë anëtare e odës Ekonomike, gjë që ka ndikuar shumë pozitivisht në mbështetje dhe zhvillim sa më të mirë të tyre”, tha Aydin. Në këtë takim u shkëmbyen përvojat mes biznesmenëve turq dhe atyre të komunës së Vitisë, si dhe u shqyrtuan mundësit e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila …