Edita Tahiri: Përplasjet Osmani–Kurti po ia dëmtojnë imazhin Kosovës në botë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me përplasjet e fundit politike mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Përmes një reagimi publik, Tahiri ka vlerësuar se këto përplasje politike po e dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se zhvillimet e fundit janë bërë edhe pjesë e raportimeve në mediat botërore. Sipas saj, situata e krijuar nuk i shërben interesit të vendit dhe rrezikon të ndikojë negativisht në perceptimin ndërkombëtar për Kosovën. Tahiri u ka bërë thirrje liderëve institucionalë që të reflektojnë dhe të vendosin interesin e shtetit para interesave personale apo politike. “Kosova në titujt e mediave botërore për përplasjet Osmani–Kurti. Kjo ia dëmton imazhin Kosovës në botë,  të mendojnë për Kosovën, jo për veten”, ka shkruar Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …