Zv.Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale viziton Komunën e Suharekës

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Besart Jashari ka vizituar Komunën e Suharekës, ku është pritur nga Nënkryetarja e Komunës Mihrje Suka, me të cilën ka biseduar për ecuritë e punës në Komunën e Suharekës dhe për shumë projekte tjera. Temë kryesore e këtij takimi ka qenë ndërtimi i shtatë shtëpive për komunitetin Ashkali në Komunën e Suharekës. Ku Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është përkrahëse dhe mbështetëse financiare e këtij projekti, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës. Nënkryetarja Suka e ka falënderuar zëvendësministrin Jashari për përkrahje të projekteve të Komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …