leoni

Zyra për Komunitete dhe Kthim pranon dhe shpërndan donacion për nxënësit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Zyra për Komunitete dhe Kthim e komunës së Ferizajt ka pranuar një donacion nga Qendra për Punë Sociale (QPS), i cili më pas është shpërndarë për katër shkolla fillore ku mësojnë nxënës të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Donacioni përfshinte 58 palë këpucë dimërore dhe 170 bluza me mëngë të shkurtra, dedikuar vajzave nga këto komunitete.

Përfituese ishin shkollat “Tefik Çanga”, “Vezir Jashari”, “Ahmet Hoxha” në Ferizaj dhe “Naim Frashëri” në Zaskok.

Donacionin e pranuan drejtorët dhe psikologët e shkollave, ndërsa shpërndarja u bë nga zyrtarët e Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se po …