Zyrtarisht Komuna e Junikut me Kryetarin e ri dhe Kryesuesin e Kuvendit

Është mbajtur mbledhja inauguruese e kuvendit komunal të Junikut, ku janë betuar kandidatët e rinj të kuvendit. Gjithashtu betimin e beri edhe Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi për mandatin e tretë, i cili pos betimit zyrtar theksoj se do të punoj me përkushtim të lartë që Juniku të këtë zhvillim ekonomik, zhvillimin e turizmit, bujqësisë, arsim cilësor etj.

Më pas është bërë edhe zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit ku Muharrem Krasniqi nga radhët e AAK-së fitoj ndaj kandidatit tjetër nga radhët e LDK – së Tahir Isufaj.

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …