​Besa: PSP-ja t’i procedojë rastet Sopoti dhe Monstra

​Besa: PSP-ja t’i procedojë rastet Sopoti dhe Monstra

Ashtu siç e kemi ngritur gjithnjë zërin kundër padrejtësive dhe standardeve të dyfishta që bëhen në kurriz të shqiptarëve të Maqedonisë, Lëvizja Besa edhe sot përsëri i drejtohet publikisht Prokurorisë Speciale Publike që deri të premten t’i procedojë rastet Sopoti dhe Monstra, tha sot në konferencë për media përfaqësuesi i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu.“Pavarësisht vendimit të Këshillit të Prokurorëve për rastin Sopoti, ne gjykojmë se PSP-ja ka materiale të mjaftueshme që ta iniciojë vetë atë lëndë dhe të mos lejojë që drejtësia e politizuar e dyshes VMRO-BDI të tallet ende me jetën e të përvuajturve të Sopotit dhe të Monstrës”, tha Blerim  Sejdiu. Ai shtoi se të burgosurit e këtyre dy rasteve më të ndjeshme gjyqësore ende janë subjekt i paproceduar i materialeve që Prokuroria Speciale Publike i ka në posedim, ndërsa të premten mund jetë afati i fundit që të iniciohen dhe procedohen këto raste. Lëvizja Besa vlerëson se pa zbardhjen e tërësishme të këtyre rasteve, nuk mund të flitet për situatë stabile ndëretnike dhe kthim të besimit në institucionet e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …