leoni

11 sipërmarrës përfituan subvvencione për projektet në agroturizëm

Komuna e Rahovecit ka subvencionuar të gjithë aplikuesit pa dallim, në thirrjen e fundit për subvencionimin e projekteve që lidhen me agroturizmin, një sektor me potencial që premton shumë.

Kryetari i komunës z. Smajl Latifi gjatë takimit me 11 sipërmarrësit përfitues të subvencioneve në agroturizmin, tha se 20 mijë eurot e ndara janë një përkrahje serioze që afaristët e komunës sonë të hedhin hapat e parë apo të zhvillojnë projektet e tyre ekzistuese në agroturizëm dhe në ushqime tradicionale.

Agroturizmi tha kryetari Latifi do të jetë një prioritet i qeverisjes sonë lokale në të ardhmen, pasi e kemi analizuar dhe vërtetuar një potencial të jashtëzakonshëm në këtë sektor, i cili është ende i paeksploruuar dhe i pashfrytëzuar.

1 milion euro është premtimi ynë i madh për agroturizmin në mandatin e ri, prandaj të rinjtë e të rejat, bujqit, vreshtarët e zanatlinjtë e zot të ushqimit tradicional në komunën tonë, bëjnë mirë të nisin të mendojnë për projektet e tyre në këtë sektor, sepse mbështetja konkrete nuk do të mungojë, tha I pari I komunës së rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë vazhdon me vendosjen e sinjalistikës horizontale

Komuna e Vitisë po vazhdon punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore me vendosjen e sinjalistikës …