Kryetari Bashkim Ramosaj ka pritur në takim Prof.Dr. Binak Beqaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të premtën në zyrën e tij Prof. Dr. Binak Beqaj.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim Prof. Dr. Binak Beqaj, ku bashkëbiseduam për mundësitë e zhvillimit strategjik të Deçanit.

Vlerësoj shumë angazhimin e tij të vazhdueshëm, ku ekspertiza, vizioni dhe përvoja e tij do të jenë mbështetje e çmuar në hartimin e politikave dhe projekteve të reja për qytetarët tanë”, ka shkruar ndër të tjera në profilin e tij në facebook, kryetari I komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …