111-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore

111-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore

Sot shënohet 111-vjetori i nisjes së Luftës së Parë Botërore. Më 28 korrik 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë, pas vrasjes së Franc Ferdinandit në Sarajevë nga një atentator serb. Ky moment ndezi një konflikt global, që përfshiu fuqitë e mëdha të kohës dhe zgjati deri në vitin 1918.

Lufta mori jetën e mbi 20 milionë njerëzve dhe la pas shkatërrime të mëdha në mbarë botën. Edhe pse Shqipëria shpalli neutralitetin, territoret shqiptare u pushtuan nga ushtri të huaja dhe dhjetëra mijëra shqiptarë u vranë, u dëbuan ose u zhvendosën me forcë, veçanërisht në Kosovë, Çamëri dhe vise të tjera shqiptare.

Lufta e Parë Botërore mbetet një nga tragjeditë më të mëdha të njerëzimit – dhe një nga plagët e hapura në historinë e shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Rafuna: Tregu i lirë i energjisë po dëmton prodhimin vendor – kërkohet pezullimi urgjent

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin …