Komiteti Olimpik i Kosovës sot mban një konferencë në lidhje me udhëtimin e 14 sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari prej 23-29 korrik 2017. Në konferencë marrin pjesë edhe ekspedita e cila udhëton për në Hungari, të cilëve njëherit do t’iu bëhet dorëzimi i uniformave.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
