17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave paqeruajtëse të NATO-s, gjenerali britanik Michael Jackson, me 17 qershor 1999 nënshkruan në Prishtinë Marrëveshjen për Kushtet e Demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dokumenti, që formëson kalimin nga strukturat ushtarake në ato civile dhe mbrojtëse, ishte i parashikuar edhe në Aneksin ushtarak të Marrëveshjes së Rambujesë. Sipas marrëveshjes, UÇK-ja, angazhohet të dorëzojë armët e rënda brenda 30 ditësh dhe të përfundojë plotësisht procesin e çmilitarizimit brenda 90 ditësh, nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe të misionit të ardhshëm të OSBE-së. Në përfundim, parashihet transformimi i saj në një trupë civile të sigurisë, e njohur më pas si TMK, e cila do të fokusohet në reagimin emergjent dhe rindërtimin e pasluftës. Po me 17 qershor 1999 në të njëjtën ditë, agjencitë humanitare raportuan intensifikimin e kthimit të shqiptarëve të Kosovës, të cilët gjatë ofensivave të forcave serbe u larguan me dhunë drejt Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kolona refugjatësh nisën të kalojnë kufijtë menjëherë pas hyrjes së trupave të NATO-s dhe stabilizimit të situatës brenda territorit kosovar. Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët vlerëson se mbi 50 000 persona janë rikthyer duke e çuar në qindra mijëra numrin e përgjithshëm të kthyer që nga ndërprerja e bombardimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Zeqiri, i mbijetuar i masakrës së Dubravës, ka reaguar ndaj aktgjykimit lirues për Gavrilo Milosavleviqin.

ME kërtë rast ai ka shkruar: Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë një vendim tronditës …