Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Kompleksin Turistik “Fetnete Ramosaj”. Qyteti i Deçanit, si njëri nga qytetet me infrastrukturën më të mirë sportive, ofron kushte të mjaftueshme për të rinjtë e komunës, që të zhvillojnë aktivitete të shumta sportive gjatë tërë vitit, brenda dhe jashtë ambientit. Kryetari Ramosaj citoj, këto projekte po përmbushin çdo ditë e më shumë vizionin tim për të ardhmen e Deçanit dhe vizionin e brezave të rinj. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme nga kjo Ministri! Është shprehur kryetari Ramosaj.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
