21 vjet nga masakra e Korishtës në të cilën policia dhe ushtria serbe ka vrarë mbi 77 civilë shqiptarë përfshirë edhe fëmijë

21 vjet nga masakra e Korishës, policia dhe ushtria serbe kishte vrarë mbi 77 civilë shqiptarë

Sot mbushen 21 vite nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të kësaj ane. Më 13 maj 1999 ranë 77 qytetarë të moshave të ndryshme gra, burra, pleq e plaka dhe 14 fëmijë që ishin nxënës të Shkollës Fillore ”Dëshmorët e Kabashit”. Kjo ishte një nga masakrat më të tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht, dhe Grejkoc.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …