Ministri  Zharku priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin midis dy shteteve, në sferën e infrastrukturës rrugore. Me theks të veçantë u diskutuan projektet që financohen nga institucionet financiare ndërkombëtare (BERZH dhe BIE).

Vëmendje e posaçme iu kushtua projekteve për linjën hekurudhore 10, rrugën Kijevë – Pejë, si dhe rrugëve hyrëse e dalëse në Prizren, Gjilan e Ferizaj, të cilat po financohen nga këto institucione.

Ministri Zharku dhe znj. Kapitanoviq u zotuan për bashkëpunime edhe në të ardhmen, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës rrugore në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …