Kryetari Bahtiri vazhdon të takoi biznesmen të ndryshëm

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, vazhdon te takoj përfaqësues të kompanive të ndryshme, të interesuar për të investuar në komunën e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri, priti të hënën përfaqësuesin e kompanisë së njohur edhe ndërkombëtarisht Hochibra, Piter Peters, i cili shoqërohej nga John Dorriaw, drejtor i kompanisë  Smithy Mushrooms LTD  nga  Anglia.

Kryetari Bahtiri, tha se në përgjithësi i përkrah bizneset dhe është i interesuar për zhvillimin  ekonomik të vendit, prandaj edhe po krijon kushte dhe lehtësira për investitorë, të brendshëm e të jashtëm.

Biznesmenët e njohur falënderuan kryetarin për mundësin e ofruar për të investuar sektorin e bujqësisë, po ashtu  theksuan se kushtet që i ofron Mitrovica, janë të përshtatshme për të filluar me biznesin e tyre.

“Dëshira ime ishte që të bisedoj me ju për atë se çfarë kushtesh i ofron Mitrovica, për sektorin e bujqësisë dhe ne besojmë  se shumë shpejt do të mund të fillojmë këtu me investime tona, jo vetëm kompania jonë, por edhe kompanitë tjera ”, shtoi biznesmeni Dorriaw.

Kryetari Bahtiri dhe  dy biznesmenët e njohur edhe ndërkombëtarisht u dakorduan që shumë shpejt të takohen dhe të bisedojnë për projektet konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi …