24 Dhjetor – Datëlindja e babit

24 Dhjetor – Datëlindja e babit

Babi, sot është 24 Dhjetori,
Dita jote, e shënuar në zemrën time.
Është Ditëlindja e parë pa ty,
dhe dhimbja peshon më shumë se fjalët.

Mbrëmë s’munda të fle, babi,
mendimet për ty s’më lanë qetësi.
Shtëpia ishte e heshtur,
por mungesa jote bërtiste fort në shpirt.

Si ta festoj sot pa zërin tënd,
pa buzëqeshjen që na mblidhte të gjithëve?
Qirinjtë digjen ndryshe këtë vit,
me mall, me lot, me dashuri të pafund.

Ti nuk je larg, babi,
je në çdo kujtim, në çdo lutje.
Je forca që më mban në këmbë,
edhe kur zemra më dhemb e copëtohet.

Gëzuar ditëlindjen në përjetësi, Babi.
Unë do të të dua gjithmonë,
derisa zemra ime të rrahë,
emri Yt do të jetojë në mua.

Vajza jote, Gonja

Kontrolloni gjithashtu

E veçanta dhe vlerat e autorit Ahmet Qeriqi te romani “Burgu”

E veçanta dhe vlerat e autorit Ahmet Qeriqi te romani “Burgu”, si dhe te librat …