leoni

Të hënën me 23 Maj në ora 12:00, bëhet ceremonia e hapjes e shkollës së RE e muzikës “Halit Kasapolli”

Të hënën me 23 Maj në ora 12:00, bëhet ceremonia e hapjes e shkollës së RE e muzikës “Halit Kasapolli”

Të hënën me 23 Maj në ora 12:00, bëhet ceremonia e hapjes e shkollës së RE e muzikës “Halit Kasapolli”. Pas shumë dekadash pune në kushte jo të mira këtij kapitulli po i vjen fundi. Tashmë qyteti i Pejës po bëhet me shkollë të re, shkollë e cila është ndërtuar dhe dizajnuar sipas standardeve të larta duke ju përshtatur specifikave të veçanta që kërkohën në muzikë. Nxënësit dhe gjeneratat e ardhshme padyshim që do të gjejnë frymëzim. Po punohet vazhdimisht që shkolla në të ardhmen të plotësohet me instrumente dhe drejtime të citat janë në mungesë të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e gjeneratave të reja, kështu qyteti i Pejës gjithnjë po bëhet më i pasur.

“Ndihem shumë e lumtur për hapjen e objektit të ri shkollor, të shkollës së muzikës “Halit Kasapolli“ në Pejë, objekt me standarde që plotëson gjithë nevojat e të mësuarit bashkëkohor. Në ngritjen time profesionale Shkolla “Halit Kasapolli” ka vend të veçantë për shkak se rrugëtimi im në profesionin e pianistes, dhe ngritja e përgjithëshme profesionale, lidhen me këtë shkollë. Shkolla e muzikës „Halit Kasapolli“ ka qenë pishtar i suksesit tim brenda dhe jashtë Kosovës, andaj gëzohem që gjeneratat e reja do të kenë një objekt shkollor modern që do tua lehtësojë procesin mësimor. Në këto kushte moderne, do te jem afër gjeneratave premeteuse për të ndihmuar në avancimin e tyre profesional. Angazhimi im maksimal e profesional dhe i stafit tim të respektuar, do të jenë gjithmonë pranë dhe në shërbim për gjeneratat e reja”. -tha Rreze Kastrati, drejtoreshë  e shkollës. Ceremonia e hapjes fillon në ora 12:00. Të pranishëm do të jenë përsonalitete të shquara të vendit. I pranishëm poashtu do të jetë edhe kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri nga i cili është është inicuar kjo ide. Shkolla e muzikës është gjithnjë falenderuese ngaj kryetarit z. Muhaxheri për mbështetjen e tij të fuçishme në realizimin e qëllimeve tona, kushteve të punës të cilët janë krijuar për të qenë pjesë e rezultateve dhe suksesve sa më të mira për qytetin e Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …