Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

25 profesorë universitarë i kërkojnë Kurtit e Albulena Haxhiut heqjen e kufizimeve financiare në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

25 profesorë universitarë janë shprehur të shqetësuar lidhur me kufizimet financiare të vendosura ndaj mbrojtjes juridike të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pjesëtarëve të tjerë, të akuzuar në proceset gjyqësore nga Gjykata  Speciale në Hagë. Ata përmes një letre që i kanë dërguar kryeministrit, Albin Kurti dhe ministres, Albulena Haxhiu, theksojnë se vendimi për të zvogëluar shpenzimet për mbrojtjen juridike, cenon të drejtën për një mbrojtje efektive dhe barazi në proces, duke vënë në rrezik integritetin dhe legjitimitetin e kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së”. Në letrën e tyre, 25 profesorët universitarë kërkojnë rishikimin urgjent të udhëzimit administrativ që kufizon mbështetjen financiare, me qëllim që të sigurohet respektimi i të drejtave të të akuzuarve dhe të mbrohet e drejta historike dhe ligjore e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …