leoni

25 vjetori i një maratone shumëdimensionale të informimit të saktë!

Nuk ishte e lehtë, donte shumë përkushtim e sakrificë, donte sinqeritet, veprim të denjë dhe qëndresë të patundur kundër armikut, dhe jo vetëm…

Pikërisht kësaj ia dolën të përkushtuarit atdhedashës si Ahmet Qeriqi me shokë, kjo trajektore, nuk mbyllet vetëm me një URIM- jo, Institucionet tona, këtë përvjetor do duhej ta nderonin dhe respektonin- të paktën me një fjalë përshëndeteje… dhe, as këtë nuk e bënë!
Interesant; e gjitha kjo përpjekje e këtij mediumi informativ, nuk ngërthente në vete më shumë së informimin e drejtë për kauzën shqiptare, dhe jo ta zëmë kundër kauzës sonë, siç e bëjnë përditë disa nga mediat tona të përçudnuara, që në ballinat e tyre lavëdërojnë figurat e kreut të ploitikës sa janë, dhe i shajnë ato aq ulët, kur nuk janë… O tempora! O mlores!, do thoshin Latinët e vjetër…

Një urim të sinqertë mikut tim Ahmet Qeriqit, më saktë- Atit shpirtëror të këtij burimi!

CH-22-06-2024
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi: Çmendi e çoroditur e opozitës në Shqipëri

Edhe sot për të satën herë, Partia Demokratike e Shqipërisë, në krye me të çmendurit …