Në Carrabreg u bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në 32 vjetorin e themelimit të Kuvendi Komunal për Financimin e Arsimit dhe Çështjeve tjera Prioritare të Republikës së Kosovës

Në Carrabreg të komunës së Deçanit, në shtëpinë e Zeqir (Halil) Ramosaj, ku u mbajt 32 vite më parë, me 10 Qershor 1992, Kuvendi Themelues Komunal për Financimin e Arsimit dhe Çështjeve tjera Prioritare të Republikës së Kosovës, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili tha se, kjo shtëpi u bë dëshmitare e shumë ngjarjeve të rëndësishme, ishte vendi ku mblidheshim të gjithë për të diskutuar të ardhmen e arsimit dhe prioriteteve të tjera kombëtare. Ky Kuvend ishte gur themeli për përpjekjet tona të përbashkëta për liri dhe drejtësi. Ajo shërbeu gjithashtu si një qendër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në muret e saj u planifikuan dhe u mbështetën shumë nga veprimet që ndihmuan në çlirimin e vendit tonë. Përpjekjet dhe heroizmi i atyre që kaluan pragun e kësaj shtëpie nuk do të harrohen kurrë. Kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe u sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.

May be an image of monument and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …