Sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, në 25-vjetorin e çlirimit, një fjalim rasti e mbajti ish-kryeministri anglez, Toni Bler

Sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, në 25-vjetorin e çlirimit, një fjalim rasti e mbajti ish-kryeministri anglez, Tony Blair

Sot, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit e mbajti një fjalim rasti, ish-kryeministri anglez,Toni Bler. Në fjalimin e tij emocionues ë fjalën ka thënë se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian. “Si mund ta linim Kosovën të brutalizohej, t’i vidhej e ardhmja. Kjo nuk kishte të bënte vetëm me Kosovën dhe kosovarët, por edhe me vendin tim që beson në liri. E di që Kosova ende përballet me sfida. Ka ende vende që nuk e njohin Kosovën që shpresoj se në të ardhmen duhet ta bëjnë. Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se nuk është penduar asnjëherë që e ka ndihmuar Kosovën në çlirimin e saj para 25 vjetësh. Ai tha se triumfi i intervenimit të NATO-s nuk do të kishte ardhur pa vendosmërinë dhe trimërinë e popullit të Kosovës. Sipas tij, lufta e popullit kosovarë simbolizonte vullnetin për një të ardhme më të mirë si shtet i pavarur dhe sovran.  Për të rinjtë e Kosovës, shumë prej tyre që ishin lindur më 1999 dhe disa prej tyre që mbajnë emrin tim, më duhet ta them krenarisht, për ta, duhet të jepet mundësia që e meritojnë. Këta njerëz do ta definojnë të ardhmen e Kosovës. E di që ka vend për shpresë. Të ardhmen e Kosovës brenda Bashkimit Evropian dhe të njohur nga të gjitha shtetet”, ka thënë ish-kryeministri anglez, Toni Bler.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë sulm të jashtëm në Kosovë

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe zhvilluan një stërvitje intensive në bazën …