Pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, anëtaret e Kuvendit kanë mbajtur një takim të veçantë, në të cilin kanë bërë përzgjedhjen e udhëheqjes së Grupit të Grave.
Në këtë takim, kryesuese e Grupit të Grave u zgjodh Fatbardha Zogaj-Reka, nënkryetare Doruntina Azizi, ndërsa arkatare Jehona Mustafa.
Gjatë takimit, anëtaret u pajtuan që zgjedhja e kryesueses së Grupit të Grave të bëhet me rotacion, çdo gjashtë muaj.
Ky dakordim synon që përgjegjësia dhe udhëheqja e grupit të ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet anëtareve.