Mbledhja e shtatë e Kuvendit Komunal të Malishevës u drejtua nga Kryesuesi, Fatmir Ademaj, mbledhja filloi me disa shqetësime të ngritura nga asamblistët për pikën jashtë rendit të ditës, më pas u debatua dhe u miratua rendi i punës për këtë mbledhje me një ndryshim për plotësimin e një anëtari për komisionin komunal për takimet në zgjedhjet e kryesive të fshatrave. Dhe në fund u miratua ky rend i punës, ku u diskutua për sëcilën pikë, si dhe u miratuan ato pika të cilat duhet miratuar e disa vetëm për t’u shqyrtuar. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit te mbledhjes se giashte te rregullt e mbajtur me date: 29.09.2026, dhe procesverbalit te mbledhjes se pare urgjente e mbajtur me date 30.092026.
Shqyrtimi dhe miratimi i kerkesës datë: 14.10.2026, e parashtruar nga Kryetari i Komunes Malishevës, për rishqyrtimin e vendimit nr. 02/31 per miratimin e Rregullores per tarifa, taksa dhe ngarkesa komunale.
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/1725 datë: 14.10.2026, e parashtruar nga Kryetari i Komunes se Malishevés, për rishqyrtimin e vendimit nr. 02/296 date: 13.10.2026, per harmonizimin e statusit te Monumentit te Natyrës, Rrjedha e Lumit Mirusha me Ligjin per Mbrojtjen e Natyres.
Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Rregullores nr.02/273 datë:31.05.2023 per Menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Malishevës.
Rishqyrtimi i vendimit nr.02/157 daté:01.06.2026, sipas shkresës së MAPL-së nr.0- 375/1 datë:08.06.2026.
Shqyrtimi i Raportit te te hyrave dhe shpenzimeve janar-shtator 2026.
Shqyrtimi i Raportit te janar-shtator 2026 i Drejtorise per Bujqesi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.5789 datë: 13.10.2026 e parashtruar nga “Hidroregjioni Jugor” SH.A, Për shpronësim të pronës private për rritjen e apaciteteve akumuluese të ujit-rezervari i ri ne Banjë.
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/110 daté:10.04.2026.
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/109 datë:29.04.2025.