Sot, u mbajt mbledhja e VIII-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj.
Të pranishëm ishin kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit dhe zyrtarë komunalë.
Me kërkesë të asamblistes Elmedina Sadikaj, mbledhja filloi me një minutë heshtje në nderim dhe përkujtim të Arlinda Zekaj, duke shprehur respektin dhe solidaritetin me familjen Zekaj.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes u shpreh solidarizimi me Tetorin Rozë – Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, në mbështetje të të gjitha grave dhe vajzave që përballen me këtë sëmundje.
Në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i transkriptit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Raportit nëntëmujor financiar;
3. Marrja e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës për vendosjen e trafo-shtyllës në parcelën P-70511069-00074-0, ZK Prapaqan;
4. Të ndryshme – përgjigje në pyetjet e parashtruara nga anëtarët e Kuvendit.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u shqyrtuan dhe u miratuan.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e Kuvendit parashtruan pyetje drejtuar ekzekutivit komunal, të cilave iu përgjigjën kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse.