Është mbajtur protesta në sheshin e Pejës, ku familjarë, të afërm dhe qytetarë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, vrasja e së cilës ka nxitur reagime të shumta dhe pakënaqësi ndaj institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e grave nga dhuna. Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre për dështimet institucionale në mbrojtjen e Arlindës, duke kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie për rastin tragjik. Protesta në Pejë u mbajtë në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mbanin konferencë për media lidhur me vrasjen dhe përgjegjësitë institucionale. Ndërkohë, qytetarët kanë protestuar edhe para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi politike për dështimet në mbrojtjen e jetës së grave.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
